Rakitic, objektiv i Barcelonës e Realit

Barcelona dhe Real Madridi janë në garë për Ivan Rakitic. Mesfushori i Sevillas mund t’i bashkohet njërit prej gjigantëve spanjollë gjatë kësaj vere.

Sport

02/06/2014 17:07

Ivan Rakitic i ka vënë në ‘zjarr’ Barcelonën dhe Real Madridin. Në fakt, dy gjigantët e futbollit spanjoll ia kanë vënë syrin dhe janë në garë për mesfushorin kroat, i cili shkëlqeu me Sevillan në sezonet e fundit.

“Ka oferta nga Real Madridi, Barcelona, po edhe Atletico Madrid”, ka thënë fillimisht babai dhe njëkohësisht menaxheri i futbollistit, Luka, për të përditshmen kroate Jutarnji.

“Për çdo rast, megjithatë, Ivan nuk do të vendos asgjë para përfundimit të Botërorit. Më pas do të fillojnë bisedimet”, përfundoi Rakitic senior.