Rakitic: Man.City nuk mund ta befasojë Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është i bindur se Barcelona nuk do të befasohet nga Manchester City në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.

Sport

18/03/2015 16:19

Mesfushori kroat është i bindur që skuadra e tij do të shkojë tutje në Ligën e Kampionëve, pasi nuk do të kapet në befasi nga Manchester City.

“Ishte një gjë shumë e rëndësishme që ne kemi fituar ndeshjen e parë. Ne të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është që të luajmë në Angli e sidomos në Manchester”.

“Barcelona luajti me Manchester Cityn në sezonin e kaluar dhe i njeh taktikat, andaj unë nuk pres ndonjë befasi në ndeshjen e sotme”, përfundoi kroati deklaratën e tij për Sportske Novosti.