Rakitic: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Ivan Rakitic ka mbështetur Lionel Messin në garën për Topin e Artë.

Sport

04/10/2018 08:36

Pesë herë fituesi i këtij trofeu për herë të parë në 10 vitet e fundit rrezikon të mos përfshihet në listën e ngushtë për çmimin më të rëndësishëm individual për futbollistët.

31 vjeçari nuk ishte përfshirë as në treshen më të mirë të ‘The Best’, duke mbetur pas Luka Modric, Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Por, bashkëvendësi i Luka Modric, Ivan Rakitic, beson se Lionel Messi është lojtar ndryshe nga të tjerët, dhe e meriton të fitojë Topin e Artë.

“Me gjithë respektin për lojtarët e tjerë që kanë fituar Topin e Artë, ne e dimë që është një lojtar ndryshe nga të tjerët dhe ai është Lionel Messi”, ka deklaruar Rakitic, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nganjëherë ka situata sikurse të Luka Modric që bëri një sezon të jashtëzakonshëm, dhe te njerëzit ekziston dëshira për pak ndryshime”.

“Por, me gjithë respektin, Luka dhe të tjerët e dinë se cili lojtar është ndryshe nga të tjerët, dhe ai është Lionel Messi”./Lajmi.net/