Rakitic: Këta janë tre futbollistët më të mirë në histori

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka lavdëruar treshen e sulmit, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar si futbollistët më të mirë në histori.

Sport

19/02/2016 13:08

Ivan Rakitic nuk ka dyshime, ai thotë se treshja e sulmit të Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë futbollistët më të mirë në histori.

Ai po ashtu ka konfirmuar se ka një miqësi të shkëlqyeshme me ta.

“Messi, Suarez dhe Neymar janë shokët më të mirë në botë”, deklaroi Rakitic për “Jutarnji List”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, ndoshta edhe tre më të mirët në histori të futbollit”, u shpreh ai.