Rakitic ka një lajm të hidhur për Barcelonën

Ivan Rakitic ka befasuar me deklaratën rreth të ardhmes së tij.

Sport

27/11/2018 15:44

Ivan Rakitic ka thënë se shpreson që një ditë të rikthehet në Bundesligë.

Mesfushori kroat në të kaluarën ka luajtur te Schalke,duke arritur të shënoi 16 gola në 135 paraqitje.

“Bundesliga ishte gjithmonë diçka speciale për mua”, tha fillimisht Rakitic, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë i ndjekë ndeshjet që zhvillohen atje, pasi koha ime te Schalke është shumë speciale.

“Unë shpresoj që një ditë të rikthehem atje, pasi kam kaluar tri vite të mrekullueshme atje”, ka shtuar më tej kroati. /Lajmi.net/