Rakitic i thotë ‘PO’ Interit
Inter është shumë afër ta transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona.
Merkato
Barcelona do ta shet në këtë verë Ivan Rakiticin, andaj Inter është shumë afër t’i rrëmbej shërbimet e tij.
Skuadra italiane ka filluar negociatat me katalonasit për t’i marrë shërbimet e mesfushorit kroat, përcjell lajmi.net.
Barcelona i bëri me dije Rakiticit se nuk do t’i vazhdojnë kontratën, pasi duan ta shesin atë.
Katalonasit kërkojnë 60 milionë euro nga shitja e 31-vjeçarit, mirëpo Inter nuk ofron më shumë se 40 milionë. /Lajmi.net/