Rakitic drejt Serie A? Kjo është oferta e Inter

Skuadra e Inter duket se është e gatshme ta transferojë yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Sport

21/02/2019 15:16

‘Zi kaltrit’ janë në kërkim të një mesfushori që nga afati kalimtar dimëror, kur asokohe kërkonin kroatin tjetër, Luka Modric.

Një marrëveshje me yllin e Real Madrid nuk u arrit asnjëherë, duke bërë kështu që ‘gjuetia’ e Inter për një mesfushor të vazhdojë.

‘AS’ raporton së fundmi se Inter do të ofrojnë rreth 6.5 milionë euro në vit për Rakitic, që ndryshe përkthehet si 1 milion më shumë sesa ofron Barca, transmeton lajmi.net.

Tash e disa ditë mediet shkruajnë se Rakitic është afër që të largohet nga ‘Camp Nou’. Edhe deklaratat e gruas së tij kanë bërë që të rritën zërat për një kalim tek Inter.

Ajo ka thënë se do të dëshironte të jetonte në Milano, duke tërhequr kështu vëmendjen dhe duke rritur spekulimet. /Lajmi.net/