Rakitic: Barça nuk duhet të humb besimin në filozofinë e saj

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij dhe çdo anëtari të skuadrës, që të mos humbin besim në filozofinë aktuale që janë duke luajtur Blaugranët.

Sport

14/12/2014 09:44

Rakitic ka thënë se ata duhet ti mbesin besnik filozofisë së tyre, edhe pse këtë sezon nuk është duke rezultuar në ndonjë sukses shumë të madh.

“Ne nuk jemi të lumtur me rezultatin kundër Getafes”, raportohet të ketë thënë mesfushori kroat për faqen zyrtare të klubit.

“Ne jemi duke shikuar që ti studiojmë gabimet e bëra në këtë takim. Sidoqoftë, ne nuk luajtëm keq. Ne provuam gjithçka”.

“Është një rrugë shumë e gjatë deri në fund. Ne do të fokusohemi te vetja jonë dhe të shikojmë ti bëjmë gjërat në rrugën e duhur. Ne nuk duhet të ndryshojmë filozofinë tonë”, përfundoi kroati.