Rakiq: Po synohet dobësimi i Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se çdo ditë e më shumë po rriten sulmet ndaj partisë që drejton në prag të zgjedhjeve lokale.

Lajme

20/10/2017 09:42

Sipas tij kjo po bëhet që të zvogëlohet ndikimi i Beogradit në Prishtinë, dhe të dobësohet Lista Serbe, transmeton lajmi.inet

“Arsyeja është e thjeshtë, ata po duan ta dobësojnë Listën Serbe për ta minuar popullin serb dhe praninë e Beogradit në Kosovë”, tha Rakiq, raporton Tanjug.

Ndryshe, lideri i Listës Serbe është kandidat për kryetar të Mitrovicës. /Lajmi.net/