Rakiq i përgjigjet Bahtirit për ‘bashkimin’ e Mitrovicës: Merru me komunën tënde

Kryetari i dorëhequr i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i ka reaguar kryetarit të jugut të kësaj komune, Agim Bahtirit, për iniciativën për bashkimin e qytetit.

Lajme

30/11/2018 13:52

Sipas Rakiq, Agim Bahtiri nuk ka të drejtë të ndërmarrë një iniciativë të tillë, raporton lajmi.net.

“Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë. E dijnë edhe vetë këtë. Këto janë deklarata të vjetra dhe nuk është hera e parë që po thuhet diçka e tillë”, ka thënë Rakiq.

Rakiq po ashtu e ka porositur Bahtirin të mirret me komunën të cilën ai e drejton dhe jo me komunat e serbëve.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal në Mitrovicë e ka miratuar këtë nismë me 31 vota pro.

Ndërkaq, njohës të këtyre çështjeve i kanë thënë lajmi.net se iniciativa e Bahtirit është jo legjitime dhe se kjo është në kompetencë të Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Iniciativa e Agim Bahtirit për ‘bashkimin’ e Mitrovicës, joligjore