Raketa më e fuqishme në botë që do të dërgojë njerëzit në Hënë (VIDEO)

Kur Falcon Heavy do të fluturojë së shpejti, në gjysmën e dytë të këtij do të jetë raketa operative më e fuqishme në botë, kanë thënë zyrtarët e kompanisë SpaceX. Viti,n e ardhshëm pritet dërgimi i dy personave në Hënë.

Auto & Tek

15/03/2017 00:43

Falcon Heavy do të jetë në gjendje që të dërgojë në orbitë një ngarkesë prej 54 tonëve, që është ekuivalent me një Boeing 737 të mbushur me udhëtarë, ekuipazh, bagazhe dhe karburant, shkruan rt.com, raporton GazetaExpress.

Kompania SpaceX ka pubikuar një foto ku shihet një pjesë e raketës Falcon heavy në ambientet e prodhimit.

Raketa, e cila ka për qëllim për transportimin e njerëzve në hapësirë, “e kthen mundësinë e fluturimi të ekuipazhit me njerëz në Mars”, thuhet në web faqen e SpaceX.

Lansimi i parë i raketës së re ishte planifikuar për fundin e vitit 2016, por për shkak të shpërthimit të raketës Falcon 9 është shtyrë për vitin 2017.

SpaceX, më heret ka publikuar video simulimin e lansimit të raketës Falcon Heavy si dhe kthimin në Tokë, pas dërgimit të ngarkesës në orbitë, të të tri kompenenteve lansuese.

YouTube player