Raketa japoneze eksplodon sapo nis fluturimin /FOTO

Një raketë e prodhuar nga një kompani japoneze fillestare, e cila duhej të fluturonte 100 kilometra në hapësirë, shpërtheu vetëm pak sekonda pasi u nis.

Bota

30/06/2018 19:06

Me këtë rast askush nuk u lëndua, raportojnë mediat japoneze.

Raketa “MOMO-2”, e zhvilluar nga “Interstellar Technologies”, u lansua herët në mëngjes në qytetin Taiki në ishullin japonez Hokkaido, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Në stacionet televizive shihet se si raketa, e gjatë 10 metra, bie në tokë sapo fluturon nga platforma, dhe më pas menjëherë merr flakë. /Lajmi.net/