Raketa evropiano-ruse niset për në Mars

Një raketë e gjithësisë e ka filluar sot udhëtimin shtatëmujor për në Mars, në kuadër të misionit pa njerëz evropiano-rus, për analiza lidhur me shenja eventuale të jetës në këtë planet.

Bota

14/03/2016 19:24

Lansimi u bë nga baza në Bajkonur të Kazakistanit, ndërsa është shfrytëzuar raketbartësi i prodhimit rus, Proton, për ta dërguar anijen ExoMars, jashtë atmosferës së Tokës.

Në kuadër të kësaj anijeje kozmike gjenden një satelit dhe një modul i aterrimit. Pritet që kjo anije të arrijë në Mars në gjysmën e muajit tetor të këtij viti.

Sateliti do ta analizoj atmosferën e Marsit dhe do të gjurmoj për metan dhe gazrat e tjerë, që mund të paraqesin dëshmi për jetë.

Moduli i aterrimit do t’i testoj kapacitetet për aterrim të sigurt të misionit të ardhshëm pa njerëz, që planifikohet të lansohet në vitin 2018.