Raiola zbulon se a do të kthehet Ibrahimovic te Milani

Zlatan Ibrahimovic është i lidhur me një rikthim te Milani.

Merkato

16/10/2018 09:15

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga LA Galaxy në dhjetor, pasi dëshiron ta provoj një eksperiencë të re.

Mino Raiola ka folur për media rreth kalimit të suedezit te Milani, por sipas tij ai nuk ka biseduar një gjë të tillë, përcjell “lajmi.net”.

“Unë ende nuk kam marr ofertë nga ata (Milani), andaj do të shohim se çfarë do të ndodh në janar”, ka thënë shkurtazi Raiola. /Lajmi.net/