Raiola e ofron Pogban te Barcelona

Paul Pogba mund të ndahet nga skuadra e Manchester United, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

14/07/2018 13:54

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United.

Edhe pse Jose Mourinho e konsideron mesfushorin si element të rëndësishëm në ekipin e tij, ylli francez mendon të gjejë një ekip të ri.

“Mundo Deportivo” raporton se Pogba mund të ndahet nga “Red Devils”, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri i tij, Mino Raiola në vizitën e fundit në Ciutat Esportiva të Barcelonës i ka ofruar shërbimet e Pogbas te klubi nga Camp Nou.

Barcelona në të kaluarën ka qenë e interesuar për blerjen e Pogbas para rikthimit të tij nga Juventus në Manchester United. /Lajmi.net/