Raikkonen-Alonso, formula e suksesit

Stefano Domenicali ka thënë se angazhimi i Kimi Raikkonenit nuk është zgjedhje ‘anti-Alonso’ dhe është i bindur se dy ngasësit do të kenë shanse të barabarta të fitojnë me Ferrarin. Fernando Alonso është aktualisht ngasësi numër një në ekip dhe kanë filluar të qarkullojnë komente rreth reagimit të tij për angazhimin e një partneri të…

Sport

12/09/2013 10:26

Stefano Domenicali ka thënë se angazhimi i Kimi Raikkonenit nuk është zgjedhje ‘anti-Alonso’ dhe është i bindur se dy ngasësit do të kenë shanse të barabarta të fitojnë me Ferrarin.

Fernando Alonso është aktualisht ngasësi numër një në ekip dhe kanë filluar të qarkullojnë komente rreth reagimit të tij për angazhimin e një partneri të fuqishëm.

Më 2007, marrëdhëniet mes Alonsos dhe Lewis Hamiltonit  ishin të tensionuara në McLaren por Domenicali ka thënë se kushdo që dyshon në funksionimin e tyre do të bindet se e ka gabim gjatë edicionit 2014.

“Më kujton tifozët e futbollit që kanë frikë nga një skuadër rivale sepse kanë shumë sulmues të fuqishëm dhe ata shpresojnë që ata të kacafyten mes vete për topin”, deklaroi shefi i Ferrarit për uebfaqen zyrtare të ekipit.

“Për të gjithë ata që mendojnë se Kimi në një mënyrë është zgjedhje anti-Alonso, ua përkujtoj pjesën tjetër: në Ferrari, të gjithë e dinë se interesi i ekipit është kryesori e pastaj ato të individëve”, u shpreh Domenicali.