Raikkonen-Alonso do të përplasen

Felipe Massa ka paralajmëruar Ferrarin se dyshja Fernando Alonso – Kimi Raikkonen do të përplasen mes vete duke krijuar telashe për ekipin. Ngasësi i Lotusit, Raikkonen do t’i bashkohet Alonsos te skuadra italiane për edicionin 2014 pasi siguroi kontratë dyvjeçare që nënkuptoi se aventura e Massas me Ferrarin do të marr fund. Kjo do të…

Sport

17/09/2013 16:00

Felipe Massa ka paralajmëruar Ferrarin se dyshja Fernando Alonso – Kimi Raikkonen do të përplasen mes vete duke krijuar telashe për ekipin.

Ngasësi i Lotusit, Raikkonen do t’i bashkohet Alonsos te skuadra italiane për edicionin 2014 pasi siguroi kontratë dyvjeçare që nënkuptoi se aventura e Massas me Ferrarin do të marr fund.

Kjo do të jetë hera e parë nga viti 1953 që Ferrari ka në përbërje dy kampionë të botës. Por, Massa parashikon probleme.

“I njoh Fernandon dhe Kimin në shteg dhe jashtë tij dhe i konsideroj si ngasës të shkëlqyeshëm por frikësohem se ata do të përplasen kur do të ndajnë një skuadër”, deklaroi Massa gjatë një interviste për TV Globo.

“I kam thënë krerëve të ekipit të marrin frymë sa më tepër që munden tani sepse do ta kenë të vështirë në sezonin e ri”, shtoi braziliani. Massa ishte koleg me Raikkonenin gjatë periudhës 2007-2009, dhe partner i Alonsos në Ferrari për katër stinorët pasues.