Rahoveci ndalon përdorimin e fishekzjarrëve për festat e fundvitit

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për ndalimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit.

Lajme

11/12/2018 09:44

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim që të ndaloj Komuna e Rahovecit ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në periudhën e festave të fundvitit.

Sipas Latifit, ky vendim ka ardhur për shkak të sigurisë së qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Në vendimin që ka publikuar vet i pari i Rahovecit, thuhet se çdo person i cili e kundërshton këtë vendim, do të gjobitet me gjobë prej 100 eurove.

Vendimi vlen për periudhën 15 dhjetor 2018 – 15 janar 2019, shkruan më tutje lajmi.net.

Postimi i plotë i Latifit pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë, për shkaqe sigurie ju njoftoj me vendimin tim për ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit. /Lajmi.net/