Rahoveci fle mbi ar? Flasin ekspertët

Ditë më parë u raportua se në zonën e Rahovecit ka rezerva të mëdha të arit, dhe se kjo u dëshmua nga hulumtimet e një kompanie të huaj, por ekspertët kosovarë e mohojnë këtë.

Lajme

11/01/2018 07:47

Sheqajdin Dërguti, nga Rahoveci i cili ka punuar vet në minierat e kësaj zone, thotë për Klan Kosova të mos ketë dëgjuar kurrë se aty ka ar, por vetëm krom, dhe atë me cilësi shumë të mirë. Këtë thotë të ja ketë treguar edhe babai i tij

Të njëjtën gjë e thonë edhe në Komisionin për Miniera. Sipas tyre, ajo kompani e huaja që pretendon se ka kryer hulumtime në Kosovë dhe ka gjetur ar, nuk ka pasur licencë fare. Ata madje thonë se një kompani po të gjente ar, madje edhe në sasi të vogël, nuk do të tërhiqej aq lehtë nga hulumtimi i saj.