Rahoveci bëhet me pikë grumbulluese për prodhime bujqësore

Komuna e Rahovecit është bërë sot me një pikë grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore.

Lajme

02/06/2014 18:29

Me bashkëfinancim të ETC-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, kjo pikë grumbulluese ka kapacitete rajonale, raporton KosovaPress.

Në përurimin e kësaj qendre ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, bashkë me pronarin e kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, dhe me ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci.

Gjatë përurimit Ramiz Kelmendi tha se nga kjo pikë do të eksportohet jashtëzakonisht shumë, kurse kreu i PDK-së premtoi përkrahje të bujqësisë gjatë qeverisjes së ardhshme.

Thaçi ka ndërprerë aktivitetet e tij partiake të fushatës për t’iu bashkangjitur përurimit të kësaj qendre.