Rahovec: Një nxënës bie nga dritarja e shtëpisë

Një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore ‘Bekim Sylka’ të komunës së Rahovecit është në gjendje kritike shëndetësore. Ai dje ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Lajme

25/04/2018 10:48

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, mirëpo nuk ka dhënë informacione të tjera pasi, siç tha ajo, policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

 Sipas informacioneve në media, i mituri para disa ditëve kishte marrë një vëretje nga kujdestarja e klasës ngase kjo e fundit i kishte gjetur atë me një shihe me nargjilë.  Kujdestarja e klasë i kishte kërkuar nxënësit që ta sillte prindin në shkollë. Viktima edhe të hënen është paraqitur në klasë. Por pas orës së tretë ai është drejtuar për në shtëpi nga kujdestarja e klasës.

I mituri gjendet në spitalitn e Prizrenit dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.