Rahovec: Burri e rrah gruan

Dhuna ndaj grave, si formë e dhunës në familje, vazhdon të mbetet fenomen shqetësues në Kosovë.

Lajme

15/03/2016 11:20

Çdo ditë raportohet për raste të dhunës ndaj gruas. Por shumë gra të tjera në heshtje i tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat ose partnerët e tyre. Në disa raste, viktima pengohet të denoncojë agresorin e tyre. Por numri i grave që lajmërojnë policinë për incidentin e dhunës është rritur dukshëm.

Edhe dje një grua nga Rahoveci nuk ka hezituar që të denoncojë rastin e dhunës ndaj saj në Policinë e Kosovës.

Gruaja e rrahur është nga Shqipëria. Ajo ka lënë gjithçka andej kufirit vetëm e vetëm  për të krijuar një familje të lumtur pranë bashkëshortit të saj. Por ajo që gjeti në Kosovë ishte dhuna që ushtroi burri i saj.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dashur që të kërkojë trajtim mjekësor nga dhuna që ushtroi burri i saj mbi trupin e saj.

Burri i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /lajmi.net