Ragip Gjoshi akuzon për shantazh

Ragip Gjoshi i PDK’së akuzon vëllain e Kryeparlamenarit Jakup Krasniqi, Avdylin, i cili sipas tij, e ka fyer e sharë djalin e tij, Bujarin. Gjithçka thotë se ka ndodhur jashtë qendrës së votimit. Përndryshe ai thotë se sot është një ditë me diell në Drenas.

Lajme

03/11/2013 14:30

Ragip Gjoshi, një zyrtar i lartë i PDK’së në Drenas mohon që të ketë pasur krisma të armëve në këtë qytet, ku po zhvillohen, sipas tij, normalisht procesi zgjedhor.

Gjoshi thotë  për lajmi.net se ka shumë halucinacione e pak saktësi nga raportimet për procesin zgjedhor në këtë komunë.

“Është mirë që t’i bëhet një vizitë qytetit dhe të bëhet një analizë e procesit zgjedhor, pasi ka halucinacione”.

“Unë për vete nuk kam ndier deri tash krismë armësh. Madje ka kohë që nuk kam dëgjuar krisma armësh në Drenas”.

“Është mirë të pyetet Policia pasi ata e dinë më së miri a ka pasur të shtëna apo jo. Ata janë duke bërë kujdestari dhe duke e përcjell procesin”.

“Unë për vete. S’kam ndier krismë”.

“Këtu në Drenas sot është një ditë e bukur dhe me diell. Ditë e qetë”.

Gjoshi akuzon vëllai e Kryeparlamenarit Jakup Krasniqi, Avdylin, i cili sipas tij, e ka fyer djalin e tij, Bujarin.

“Me rastin e ardhjes në votim të familjes sime, ka dalë Avdyli,vëllai i Jakupit dhe e ka sharë e fyer djalin tim Bujarin. Me këtë rast, ata e kanë lajmëruar policinë, në vend se ta bënte këtë djali im”.

“E gjithë kjo ka ndodhur jashtë vendvotimeve. Nuk ka pasur asgjë të bëjë në vendvotimet, gjithçka ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës”.

“Ka qenë një shantazh, një përpjekje për t’i bërë shantazh familjes sime, sepse ata janë mësuar të marrin vota të gatshme nga kjo trevë”.