Rafuna: Do të mbledhim mbi 1 miliard euro (Video)

Nuk kemi asnjë dyshim që deri në fund të vitit do të arrijmë t’i mbledhim 1 miliard euro të hyra për buxhetin e shtetit.

Lajme

21/03/2016 23:53

Kështu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Qëllimi jonë është që ta tejkalojmë parashikimin e të hyrave , ai është objektivi jonë mirëpo sipas trendi i cili është duke vazhduar nuk kemi asnjë dyshim që kemi me arrit targetin që ti mbledhim 1 miliardë për buxhetin e shtetit për këtë vit, pra për vitin 2016 . Jemi dogana e vetme në rajon që kemi arrit të kemi nivelin kaq të lartë të hyrave ose të tejkalimit të planit dhe tejkalimit të vitit paraprak”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, nga fillimi I vitit 2016 deri më tani kanë arritur që të inkasojnë rreth 27 për qind më shumë të hyra se sa viti paraprak.

Ai ka thënë se Dogana e Kosovës është shembull në të gjithë rajonin se si duhet të luftohet informaliteti, si duhet të mblidhen të hyrat, si duhet të luftohet korrupsioni dhe si duhet të rritet transparenca.

Rafuna, ka përmendur edhe atë se Qeveria e Kosovës duhet të rrijë e qetë sa i përket të hyrave nga dogana.

YouTube player