Rafinha: Mendoja se Inter do të nënshkruante me mua

Ylli i Barcelonës, Rafinha Alcantara, ka komentuar situatën e afatit kalimtarë verorë.

Sport

22/10/2018 20:57

Ai ka thënë se ishte i bindur se Inter do të nënshkruante me lojtarin, transmeton lajmi.net.

25 vjeçari kaloi një sezon në formë huazimi tek skuadra nga Milano dhe pati performanca të mira.

“Nuk e prisja. Pata disa muaj gjatë të cilëve gjërat shkuan shumë mirë. Rifitova vetëbesimin pas një lëndimi të gjatë. Bashkëlojtarët dhe tifozët më bënë të ndihem shumë rehat” ka thënë braziliani.

Rafinha nuk po gëzon minutazhë të mjaftueshme nën urdhrat e Ernesto Valverdes./Lajmi.net/