Rafinha ia sjellë befasinë e parë Interit

Sipas “Sky Sport”, në stërvitjen e tij të parë në grup me shokët e rinj zikaltër, Rafinha i ka befasuar të gjithë për gjendjen fizike të shfaqur.

Sport

25/01/2018 16:42

Mesfushori, i ardhur nga Barcelona disa ditë më parë në huazim me të drejtë blerjeje për 38 milionë euro, ka vënë në dukje një formë optimale dhe cilësi teknike fantastike.

Aq sa kundër Spalit, kundërshtari i radhës i Interit në kampionat, mund të shihet edhe debutimi i brazilianit.

Jo si titullar, ka nënvizuar gazetari i portalit italian, por megjithatë Spaleti mund ta aktivizojë nga stoli.

Ndërkaq, sot është dita e prezantimit të mesfushori i ri zikaltër: do jetë protagonist i bisedës, në “Facebook” dhe “InterTV”, me tifozët interistë.

Rafinja