Rafael Nadal ka probleme, duhet t’i nënshtrohet operacionit

Rafael Nadal do të duhet ta operojë kyçin e këmbës së djathtë.

Sport

05/11/2018 17:54

Shorti për “Master Cup London” do të tërhiqet këtë mbrëmje , me fillim nga ora 20:00, në Spanjë.

Mungesës së Martin Del Potros do t’i bashkohet edhe mungesa e spanjollit Rafael Nadal, i cili nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga 7 shtatori, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Nadal ka bërë të ditur që ai do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e tij të djathtë.

Operacionin do ta kryej tek Angel Ruiz Cotorro, doktori i tij i preferuar, në Barcelonë. /Lajmi.net/