Rafa Benitez merr vendim që pak kush e ka pritur

Rafa Benitez ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Merkato

22/01/2019 15:56

Rafa Benitez po largohet nga Newcatle për një arsye tejet befasuese.

Trajneri spanjoll ka kërkuar disa transferime, ndërsa nuk i ka marrë ato që i ka kërkuar, përcjell lajmi.net.

Benitez e ka njoftuar Newcastlen se do të largohet nga skuadra, nëse nuk i bëjnë së paku dy transferime në këtë afat.

Skuadra angleze e ka marrë si kërcënim paralajmërimin e spanjollit, andaj pritet që ta ndërpresin bashkëpunimin. /Lajmi.net/