Radja Nainggolan befason me skuadrën e re

Radja Nainggolan mund të largohet nga Roma.

Sport

16/03/2018 23:12

Mediet në Itali kanë nisur të flasin për të ardhmen e mesfushorit të Belgjikës.

‘Calciomercato’ shkruan se e ardhmja e mesfushorit 29 të Romës, mund të jetë larg Italisë.

Është skuadra kineze Guangzhou Evergrande, që do të tentojë të transferojë Nainggolanin në afatin dimëror të vitit 2019.

Nainggolan te Roma është transferuar nga skuadra e Cagliarit./Lajmi.net/