Radivojevic fajtor për krime lufte, dënohet me 8 vjet burg

Ivan Radivojevic dënohet për krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë. Gjykata i dha atij 8 vjet burg për kryerjen e veprave penale gjatë luftës në Kosovë në komunën e Fushë Kosovës.

Lajme

13/02/2014 16:05

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve vendës dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar Ivan Radivojevic për krime të luftës kundër popullatës civile, thuhet në një komunikatë të EULEX’it.

Radivojevic është dënuar me 8 vjet burg për krime të bëra në komunën e Fushë Kosovës.

“Sipas nenit 22 dhe 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në lidhje me nenin 3 të përbashkët të katër Konventave të Gjenevës të vitit 1949, dhe nenit 4 dhe 5 (1) të Protokollit Shtesë  II, i datës 8 qershor 1977, dhe Konventave të Gjenevës të vitit 1949 e ka dënuar atë me 8 vjet burgim. Shkeljet ishin kryer në komunën e Fushë Kosovës, më 26 mars 1999”.