Rada Trajkovic tregon përse nuk po gjendet vrasësi i Ivanovicit

​ Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka folur për arsyet e mundshme se pse nuk ka progres në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Lajme

03/04/2018 20:18

“Nëse Ramush Haradinaj katër ditësh tha se çdo 15 ditë takohet me Milan Radojiçiqin, si njeri i rëndësishëm për veriun e Kosovës, me të cilin flet për integrimin e serbëve, atëherë mund të supozojmë, kush në fakt po e pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë për gazetën “Danas” Rada Trajkoviq.

Ajo beson se ekziston një marrëveshje politike për një heshtje në lidhje me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda“ (liri, Demokraci, Drejtësi) dhe se nuk është sekret se Radojiçiqin të gjithë e shohin si shefin kryesor të mafias në veri të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Trajkoviq shpjegon se për Ramush Haradinajn nuk është e rëndësishme nëse Lisa Serbe e mbështet në Kuvendin e Kosovës, sepse, siç vlerëson ai, ata janë vetëm një “buton”, derisa Radojiçiqi është negociatori.

“Radojiçiqi paraqitet në veri të Kosovës gjatë rastit fatkeq, kur policia e Kosovës shkoi atje për ta shoqëruar delegacionin nga Beogradi. Megjithatë, me rastin e aksionit  policor ai u largua nga vendngjarja, që të mos arrestohej, që pa dyshim flet për lirinë e tij me kusht, e cila do të zgjasë për aq kohë sa të zgjasin negociatat politike”, thotë Trajkoviq, duke përsëritur se vrasja e Ivanoviqit, është një krim i tmerrshëm.

Të përkujtojmë se, në një intervistë të mëhershme për “Danas”,  Trajkoviq ka thënë se është një sekret publik se autoritetin faktik të pushtetit në veri të Kosovës e udhëheq Milan Radojiçic, i cili për bashkësinë ndërkombëtare është një njeri i mafias, dhe se pushtetin nuk e udhëheqin kryetarët e komunave, të zgjedhur zyrtarisht. Me këtë rast ajo theksoi se “Radojiçiq vrënë e këthjell, përcakton të mirën dhe të keqen”, dhe përderisa është ai serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për Asociacionin e Komunave Serbe, për shkak se edhe ai institucion do të ishte plotësisht nën kontrollin e tij.