Racion i shkëlqyer që vogëlushët tuaj ta fillojnë ditën mirë

Një nga mëdyshjet e mëngjesit për çdo prind është çfarë t’u japin vogëlushëve për mëngjes, e të jetë ushqim i shëndosh dhe ushqyeshëm. Gjatë asaj kohe, ata janë zgjuar mirë nga gjumi, vrapojnë nga dhoma në dhomë, i hedhin lodrat në të gjitha anët dhe mendojnë cili të jetë çapkënllëku i tyre i ardhshëm.

Lifestyle

18/05/2016 11:25

Për të gjitha këto aktivitete të cilat fillojnë herët në mëngjes u nevojitet mjaft forcë. Për këtë arsye për fëmijë është mjaft me rëndësi ushqimi cilësor sapo që fillon dita – një nga parakushtet më të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije.

Mëngjesi e siguron energjinë për funksionimin normal të organizmit, si edhe është pjesë e rëndësishme e ushqimeve të cilat duhet të merren gjatë ditës. Pa e marrë parasysh a e duam „mëngjesin tradicional“ apo jo i cili përmban djathë, vezë dhe mish ose ai i cili bazohet në drithëra, me rëndësi është që ky racon të ketë ushqime të ndryshme, sidomos drithëra dhe pemë. Drithërat gjithnjë e më të popullarizuara për mëngjes nuk janë bërë të tilla pa ndonjë arsye. Shumë nutricionistë dhe shkencëtarë pas hulumtimeve të numërta ua kanë dhënë përparësinë drithërave në krahasim me „ushqimin tradicional“. Sipas hulumtimit të cilin e ka shpallur në vitin 2013 Shoqëria Amerikane për Ushqim, fëmijët të cilët konsumojnë drithëra për mëngjes marrin shumë më tepër karbohidrate të ndërlikuara, fije dhe mikronutrientë, si edhe qumësht dhe produkte qumështi, gjë që e siguron marrjen më të madhe të kalciumit dhe të probiotikëve.

Si zgjedhje e mirë për mëngjesin e fëmijëve rekomandohet zgjedhja e drithërave të ndryshme me kokërr të plotë, siç janë drithërat Nesquik. Përpunimi modern teknologjik i drithërave sipas njohurive më të reja bëhet edhe sipas rekomandimeve mjekësore. Për të siguruar racionin sa më të plotë, veçanërisht për fëmijë, drithërat për mëngjes shpesh pasurohen me vitamina dhe minerale siç janë hekuri, vitamina e kompleksit B, acidi folik, vitamina D, si edhe kalciumi, zinku, magnezi dhe të tjera. Meqenëse mungesa e mineraleve dhe vitaminave të theksuara mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës, mëngjesi i cili përmban drithëra të pasuruara është zgjedhje e mirë për plotësimin e ushqimit të fëmijëve dhe të adoleshentëve.

Drithërat Nestlé për mëngjes të SHKËLQYER kanë asortiment mjaft të pasur të produktit, siç janë NESQUIK® COOKIE CRISP®, CHOCAPIC®, HONEY CHEERIOS®, që janë të pasuruara me vitaminë D, kalcium dhe me hekur. Ato janë mënyrë e mirë që t’i kontribuohet plotësimit të nevojave ditore të fëmijës për vitamina dhe minerale. Të gjitha drithërat Nestlé për fëmijë për mëngjes e përmbajnë kokrrën e plotë si përbërës kryesor (jo më pak se 8g për racion prej 30g). Racioni me drithëra prej 30g Nestlé për mëngjes, përmban materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë vitaminën D dhe i përmbush 18 përqind të marrjes ditore. Ato përgatiten me tërë kokrrën e drithërave si përbërës kryesor dhe janë të pasuruara me kalcium dhe kanë shije të shkëlqyer.