Rabiot refuzon Tottenhamin

Adrien Rabiot është një prej lojtarëve që po vëzhgohet më së shumti nga gjigantën e Evropës.

Sport

17/12/2018 18:25

Lojtari ka refuzuar të nënshkruaj kontratën me skuadrën e Paris Saint Germain dhe duket se të ardhmen e tij nuk e sheh në Ligue 1 të Francës.

“Le 10 Sport” shkruan se ai nuk ka vendosur se ku do ta ketë të ardhmen, por ka bërë të ditur se Tottenham nuk është një prej skuadrave ku ai do të transferohet, transmeton lajmi.net.

Anash pëlqimit të Barcelonës, Liverpool dhe Manchester Cityt, ishin Tottenham që kishin shfaqur interesim për lojtarin e PSG, të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit.

Reprezentuesi francez ka shumë opsione, por ai veçse ka hedhur poshtë një të tillë. /Lajmi.net/