R.I.P. Drejtësi

Të mbijetuarit e luftës së Bosnjës dhe familjarët e viktimave janë revoltuar ndaj gjykatës për krime lufte. Ata thanë se drejtësia ka vdekur dhe se personat që janë përgjegjës për krime lufte po shfajësohen.

Lajme

28/11/2013 14:21

Gjykata  e Kombeve të Bashkuara u themelua rreth 20 vite më parë në përpjekje për të dënuar ata që vranë dhe tentuan që të shfarosnin boshnjakët- vazhdimi i gjykimit u përball me protesta të të mbijetuarve të kësaj lufte. Ata ishin të zemëruar dhe thonin se nuk donin një drejtësi të pjesshme.

Presidenti i Tribunalit të OKB’së për Krimet e Luftës, Theodor Meron që është vet një i mbijetuar nga kampet naziste, tha se ishte përballur “me një pamje horror” teksa kishte vizituar varrezën ndoshta më të madhe masive në Bosnje në vitet 1992-1995.

Pikë kyçe e fjalimit të tij në konferencën e mbajtur në Sarajevë ishin dy dekadat e punës së Tribunalit, ndërkaq familjarët e viktimave kthyen shpinën e tyre dhe hoqën nga veshët kufjet e përkthimit.

Një grup i aktivistëve u largua duke mbajtur një pankartë në të cilën shkruante “R.I.P Drejtësi”. Meron nuk reagoi por vazhdoi fjalimin e tij, në të cilën ai tha se rregullat gjykatës janë të bazuara në ligj dhe në provat e gjetura.

Protesta reflekton thellimin e pakënaqësisë, veçanërisht në Bosnjë, për efikasitetin e gjykatës që është me qendër në Hagë, në kërkimin e drejtësisë për më shumë se 125 mijë njerëz të vrarë në vitet e 90’ta, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë federale.

Kjo pakënaqësi pasohet nga lirimi i dy ish-zyrtarëve të lartë të sigurimit serb dhe një gjenerali serb i cili ishte i përfshirë në krime lufte të kryera në Bosnje dhe në Kroaci. Lirimi i tyre u bë këtë vit. Vendimi i kësaj gjykate thotë se asnjë zyrtarë i Beogradit nuk është dënuar akoma për krimet e bëra gjatë luftës në mes viteve 1992-95 në Bosnje, luftë kjo e nxitur nga Serbia.

“Kjo është mënyra jonë për të thënë se ata kanë shpërblyer kriminelët dhe na kanë dënuar ne sërish”, tha Hatidza Mehmedovic, kryetarja e “Nënave të Srebrenicës”, e cila kishte humbur burrin dhe dy djemtë e saj në vitin 1995 në masakrën e Srebrenicës- masakra më e tmerrshme në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

I padituri kryesor ishte ish- pushtetari serb Slobodan Milosevic, i cili vdiq në qelinë e tij në Hagë, derisa ishte duke u mbajtur gjykimi për të në vitin 2006.

Ky njeri konsiderohet të jetë ideatori i luftës së Bosnjës, së bashku me liderin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karadzic dhe komandantit të tij të ushtrisë, Ratko Mladic, të cilët janë duke u gjykuar për gjenocid dhe për krime të tjera të luftës.

Instituti për Personat e Pagjetur në Bosnje akoma është duke kërkuar për trupat e më shumë se 1.200 njerëzve nga 3 mijë njerëz që mungojnë nga disa zona të veçanta gjatë luftës pothuajse 4 vjeçare.

Ekspertët e forenzikës kanë nxjerrë rreth 430 trupa dhe kanë kërkuar për të gjetur edhe varreza të tjera masive në Bosnje. Këto kërkime janë zhvilluar gjatë muajit shtator.

Trupat e gjetur besohet që të jenë të myslimanëve dhe kroatëve të cilët u torturuan dhe u vranë nga forcat e serbëve të Bosnjës, në fillim të luftës ndëretnike.

Serbia në ndërkohë është ankuar për këtë gjykatë, veçanërisht për lirimin e vitit të kaluar të zyrtarit të lartë ushtarak kroat Ante Gotovina dhe shpalljes si i pafajshëm nga çdo akuzë për krime lufte për ish-komandantin e UÇK’së, Ramush Haradinaj.

Duke folur në të njëjtën konferencë, Bakir Izetbegovic, anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe- tha se Tribunali kishte dalë nga qëllimi i saj primar për të ndëshkuar autorët e krimeve të rënda të luftës.

“Si duhet ndryshe kuptuar shpalljen e pafajshme për personat komandues dhe udhëheqësit e ushtrisë, policisë dhe strukturave të sigurisë?”, tha Izetbegovic. “A është drejtësia e arritshme edhe për njerëzit e zakonshëm apo është vetëm privilegj për njerëzit e fuqishëm?”