Qyteti rus i ndaluar për Putinin (Video)

Në qytetin rus Mezhgorje askush nuk mundet të shkelë, ndonëse shumë prej tyre duan të dinë se çka fshihet këtu. Për vendbanimin misterioz janë të interesuar veçanërisht amerikanët.

Bota

28/03/2015 12:55

Mezhgorje është një qytet në Rusi, i cili fsheh një sekret të madh dhe mu për këtë shkak është e mbyllur për vizitorët. Këtu jetojnë njerëz, të cilët janë punonjës të Jamantau me një lartësi mbidetare prej 1640 metra në Ural, transmeton TetovaSot.

Ky qytet u themelua në vitin 1979 dhe një koleksion i rrethanave të ndryshme në tre dekadat e fundit e ka lënë atë nën hijen e misterit.

00---1mezhgorje

Imazhet satelitore tregojnë se në këtë vend nën tokë është një strukturë e madhe bërthamore apo bunker.

00---1mezhgorje1

Ajo është ndërtuar gjatë kohës të mandatit të presidentit rus Boris Jelcin.

Mbi bunker janë ndërtuar kazerma për dy garnizone ushtarake “Belorek 15″ dhe “Belorek 16″.

 

YouTube player