Qyteti rumun i “ndërtuar nga përfitimet britanike” (Foto)

Në shikim të parë, ky është një vend ku disa qytetarë të rinj kanë derdhur pasurinë e tyre në shtëpi luksoze, shtëpi të stilit si në Beverly Hills të Los Angelesit.

Bota

05/04/2016 15:28

Ky është një pallat më i madh se gjysma mesatare në Britani, me vetura “BMW” me targa britanike të paguara me të holla të taksapaguesve të atij shteti, transmeton lajmi.net.

Mirë se vini në Tandarei, një qytet ku shumë shtëpi janë ndërtuar me përfitimet e Britanisë.

Tandarei, është në lindje të kryeqytetit rumun Bukuresht, cili ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Numri i pallateve në këtë qytet është rreth 12,000 sish dhe po tërheqë vëmendjen ndërkombëtare.

Përmes parave të tatimpaguesëve britanikë, para të fituara në mënyrë të paligjshme nga ky shtet, këto shtëpi në oborrin e tyre kanë veturat më të shtrenjta, “BMW” dhe të tipi më të ri të “Volkswagen”.

Disa tjera me ballkone luksoze mendohet se i përkasin ‘gangsterëve’ romë, që shpërfillin rregullat  e Evropës dhe marrin dhjetëra mijëra paund nga Britania.

Shumë nga makinat e parkuara jashtë shtëpive kanë targa britanike. Kritikët e kanë mbajtur këtë si dëshmi se romët udhëtojnë në Britani për të kërkuar përfitime dhe dërgojnë të holla për të afërmit e tyre në shtëpi, ku paga mesatare vjetore është rreth 4,100 funta.

Më shumë se 3,000 rumunë kanë përfitime nga Britania që nga shkurti i këtij viti.

Ata kanë të njëjtën qasje në sistemin e përfitimeve si çdo shtetas i Britanisë, kjo do të thotë se ata marrin 20,70 funta në javë për fëmijën e madh, ndërsa 13,70 funta në javë për të gjithë fëmijët tjerë. Gjatë një viti ata marrin 2500 funta vetëm për fëmijë, që do të thotë se është më shumë se gjysma e pagës mesatare në vend.

Duke shtuar këtu edhe në përfitimet e tjera të mundshme të cilat nuk janë deklaruar, rumunët menaxhohen mjaft mirë për të financuar jetesën e tyre luksoze.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se banorët e këtij qyteti të vogël i duan fqinjët e tyre romë, në fakt, ata jetojnë në frikë të vazhdueshme prej tyre, ku rreth 5000 romë kanë zënë vendet e tyre në vitet e fundit.

“Unë jam i kënaqur kur ata janë jashtë. Kur kthehen këtu vendi kthehet në kaos. Çdo ditë bëhet e errët dhe nuk mund të arrijë të vizitojë as panairin vjetor. Është e rrezikshme që përfundojë edhe pa portofolin tim”, ka thënë një banorë i asaj lagje.

Një fqinj tjetër ka thënë: “Kam humbur djalin tim, pasi ai u sulmua nga një rom. Unë kurrë nuk kam arritur të zbulojë të vërtetën nga ana e policisë për djalin tim, përveç faktit që vrasjen e kreu një pjesëtarë i këtij komunitetit”.

Dy nga shtëpitë më luksoze në këtë vend i përkasin një bande rome.

Adrian Radu, 33 vjeçar, i biri i një prej udhëheqësve të bandës, Constantin Radu, deklaroi në mënyrë të paligjshme që merr 29,000 funta në mbështetje të të ardhurave nga Britania e Madhe që nga 2008 deri 2010.

Ka pasur edhe raste tjera të bashkatdhetarëve të tij që janë dënuar për pretendime në mënyrë të paligjshme nga përfitime nga Britania. Ilie Schian u dënua me tre vjet burg për mashtrimin e tatimpaguesve britanikë, me 114,000 funta përfitime.

Schian, i cili u burgos në vitin 2010, krijoi një identitet të rremë për të kërkuar paratë të cilat ai i shpenzoi në makina sportive dhe një shtëpi me nëntë dhoma gjumi.

Fluksi i shpejtë i familjeve rome, ka bërë presion mbi komunitetet lokale të cilët thanë se shpesh kanë tentuar të shesin shtëpitë e tyre, kjo nga frika e madhe që është krijuar prej romëve rumunë./lajmi.net

Adrian Radu, jailed for UK benefit fraud used to pay for luxury properties in Romania.