Qyteti meksikan lejon seks në rrugët publike

Çifteve në qytetin e Meksikës, që nga gushti u lejohet të bëjnë seks në publik, njofton Klan Kosova.

Lifestyle

02/09/2018 19:55

Ky miratim u bë me qëllim për ta luftuar korrupsionin e policisë.

Oficerët e policisë përsëri do të mund të raportojnë për aktet seksuale, por vetëm në rast se ndonjë qytetarë ankohet.

Sipas Këshilltarës së Lëvizjes Qytetare, Guadalupe Morfin Otero,  reformat e paraqitura lejojnë që qiftet të shkëmbejnë dashurinë e tyre pa frikë nga oficerët të cilët i kërcënojnë me burgim apo para.

“Akti mund të shkaktojë bezdi, por nëse nuk ka ankesë, policia nuk mund të veprojë, vetëm në rast se bëhet fjalë për të miturë, gjë që konsiderohet shkelje”.

Sipas një sondazhi të bërë nga studentët e universiteteve publike dhe private, del që 90 përqind e qifteve janë përballur me policinë, sepse atyre u është kërkuar të mbajnë burgun, ose të japin para për të mos shkuar procedura më tutje.