Qyteti ku familjet më të pasura nuk kanë ndryshuar prej 6 shekujsh

Familjet më të pasura në Firence, Itali kanë pasur të mira materiale që prej 600 vitesh.

Fun

31/05/2016 22:58

Kjo, sipas një studimi të fundit të dy ekonomistëve italianë, Guglielmo Barone dhe Sauro Mocetti, të cilët arritën në këtë përfundim pas analizë krahasuese të taksave në vitin 1427, me ato të vitit 2011.

Duke krahasuar pasurinë e familjeve me të njëjtin mbiemër sot dhe atëherë, studiuesit dolën në përfundim se familjet më të pasura në Firence 600 vjet më parë mbeten po ato edhe gjatë kohëve të sotme.