Qyteti kosovar bëhet me palestër evropiane

Miinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdon të përkrah projektet sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, ku së fundmi ka përfituar Komuna e Istogut.

Sport

26/04/2017 17:22

Ministri Kujtim Shala, sot është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta ë fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut”. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari Haki Rugova, u shprehën se me këtë hap, Istogu bëhet me palestër bashkëkohore, e cila krijon kushte moderne për qytetarë, rininë dhe sidomos sportistët e këtij qyteti.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy