Qyteti i zemrave të thyera

Burrat nga Chelmsford janë konsideruar nga gratë dhe të dashurat e tyre si më pak romantikë në Britani të Madhe.

Fun

11/02/2018 14:24

 

Studimi, i cili hulumtoi 1.500 gra në marrëdhënie afatgjata, zbuloi se 79 për qind grave thanë se partneri i tyre nuk ishte më romantik.

Në mënyrë të ngjashme, më shumë se gjysma e përshkroi bashkëshortin e tyre si “të padobishëm” kur bëhej fjalë çështje zemre.

Dhe, pothuajse dy të tretat e grave thanë se kurrë nuk kishin marrë një letër dashurie nga gjysma tjetër e tyre, ndërsa katër në 10 gra thanë se kurrë nuk kishin pasur mëngjesin në shtrat nga bashkëshortët.

Kur u pyetën për të përcaktuar se cila ishte arsyeja se pse burrat e tyre ishin kaq pak romantikë, shtatë në dhjetë gra fajësuan babain e partnerit të tyre, duke pretenduar se edhe ata ishin sjellë në një mënyrë të tillë.

Po ashtu, një në 20 gra, besonin se partneri i tyre nuk donte të bënte gjeste madhështore, pasi në rast se miqtë e tyre do ta kuptonin, do të talleshin me ta.

Megjithatë, duket se kjo mungesë e romancës mund të jetë një gabim i kushtueshëm me të dhënat që zbulojnë gjithashtu se 20 për qind e meshkujve janë braktisur nga parnerja e tyre si të “pasuksesshëm”, shkruan ora.