Qyteti antik i Petra-s në Jordani, mrekullia e re e botës

Qyteti antik të Petras, me bukurinë e vet të veçantë dhe panoramën madhështore, vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve, ndërsa nga viti 2007 gjendet edhe në listën "Shtatë mrekullitë e reja të botës", shkruan Anadolu Agency (AA).

ShowBiz

11/11/2014 11:39

Petra, qytet ky i cili njihet edhe si qyteti i gurtë, është ndërtuar katër shekuj para Krishtit dhe për pesë shekuj ishte kryeqyteti i Nabatejëve, ndërsa në shekullin e 13-të u bë qytet i braktisur dhe i harruar. Pas shumë shekujsh harresë përsëri në shekullin e 19-të e ka zbuluar zvicerani Johann Burckhardt.

Fondacioni “New7wonders” me seli në Zvicër në vitin 2007, organizoi votimin në të cilin morën pjesë mbi 100 milionë njerëz, falë të cilit Petra është përfshirë në listën Shtatë mrekullitë e reja të botës.

Bëhet fjalë për një vend historik që ndodhet në jug të Jordanisë dhe në afërsi të qytetit-port të rëndësishëm jordanez Akabea. Ekskursione të organizuara nga Akabea deri në Petra zgjasin një orë e gjysmë rrugë përmes kanioneve dhe luginave të thata të shkretëtirës.

Në hyrje të këtij qyteti të lashtë janë ndërtuar numri i madh i hoteleve dhe dyqaneve suveniresh.