Qytetet pa banorë

Në gjithë Kinën janë me qindra qytetet që kanë gjithçka për zhvillimin e një jetese moderne dhe normale, që nga infrastruktura urbane e kompletuar me komplekse apartamentesh të thjeshta dhe luksi, pishina, shatërvanë, ujësjellës, energji elektrike e madje edhe vepra arti publike.

Fun

22/02/2016 22:52

Në këto qytete ka gjithçka, përveç faktorit kryesor, banorët. Këto qytete janë pjesë e një plani madhor të Kinës për të zhvendosur brenda vitit 2026 mbi 250 milionë banorë të zonave rurale në zonat e reja urbane, transmeton lajmi.net

Këto qytete misterioze tërhoqën vëmendjen e fotografit arkitekt, Kai Caemmerer. Ai udhëtoi për disa javë në këto zona urbane duke regjistruar në aparatin e tij ndërtesat shumëkatëshe, rrugët, trotuaret, qendrat tregtare, urat, që të gjitha këto me një emërues të përbashkët; boshllëkun që i karakterizon nga mungesa e njeriut.

Caemmerer publikoi një seri fotografish që i ka quajtur me emrin “Qytete të palindura” dhe thotë se çfarë e tërhoqi më shumë.

“Si një fotograf i arkitekturës më tërhoqi diçka mistike në këto qytete dhe një tjetër gjë që të bën përshtypje është se këto qytete janë thuajse të përfunduara dhe nuk kanë asnjë banorë”, thotë ai. /lajmi.net

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10