Qytetet e zhdukura në Nil, ja misteri i tyre

Në bregun verior të Egjiptit, aty ku delta e Nilit takon detin, qëndronin një herë e një kohë dy qytete me një pasuri dhe madhështi të tillë, saqë ishin shumë të famshëm në të gjithë botën e lashtë.

Fun

25/03/2017 15:01

Sot, ajo çfarë ka mbetur prej tyre qëndron e varrosur poshtë një cekëtine.

Rreth vitit 500 para Krishtit, portet e Heraklionit dhe Kanopusit Lindor ishin qendra tregtare të lulëzuara, portat hyrëse për në Egjipt për anijet greke që kalonin poshtë në Nili.

Këto qytete ishin gjithashtu qendra shumë të rëndësishme fetare, me tempujt e tyre që joshnin mijëra pelegrinë çdo vit.