Qytetari i Fierit tentoi të arratiset nga stacioni i policisë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.M. nga Fieri, Republika e Shqipërisë i cili para dy ditësh u raportua se ka tentuar të arratiset nga stacioni i Policisë në Prizren.

Lajme

29/08/2018 16:11

Masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit u caktua nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ndërsa masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 04:20 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit bëhet e ditur se më datë 27.08.2018 rrethorës 01:50 minuta, në Stacionin Policor në Prizren, i pandehuri me dashje sulmon ose kanos seriozisht personat zyrtarë përkatësisht policët – të dëmtuarit me iniciale A.S. dhe A.A.

Teksa i pandehuri ishte ftuar në intervistë në lidhje me një rast të kanosjes sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren,  pas njoftimit nga ana e zyrtarëve policor se i njëjti duhet të qëndrojë në stacion policor për 6 orë, i njëjti i revoltuar me njoftimin niset për të dal jashtë stacionit policor duke mos iu bindur urdhrave dhe gjatë kërkesës së zyrtarëve policor për tu kthyer brenda në stacion policor i njëjti fillon ti shtyjë dhe i godet zyrtarët policor.

Ndaj masës vendimit për masën e paraburgimit mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.