Qytetarët serbë në Kosovë dhe në Serbi ndezin qirinj për Ivanoviqin /FOTO

Qytetarë të Mitrovicës Veriore janë mbledhur pranë selisë së partisë SPD, me ç’rast kanë ndezur qirinj në kujtim të liderit të kësaj partie, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/01/2018 20:42

Ky është vendi, në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën Veriore, mëngjesin e së martës është vrarë politikani serb Oliver Ivanoviq, i cili u qëllua me pesë plumba.

Gjithashtu, qindra qytetarë janë mbledhur në qytete anembanë Serbisë për të ndezur qirinj  dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit Oliver Ivanoviqit, shkruan b92, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se sot gjatë gjithë ditës ka pasur reagime të shumta ku e kanë dënuar vrasjen e Ivanovqit dhe është kërkuar që sa më shpejt të zbardhet ky akt.

Poashtu, edhe liderët kosovarë kanë dënuar këtë akt duke bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejtë. /Lajmi.net/

 

h 14373202355a5e423db92c7187023621_v4_big-1 6_1516130778-9776609 1-5_1516130792-1538133