Qytetarët që furnizohen me ujë nga liqeni i Badocit edhe sot pa ujë

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit Badoc, se sot, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 09:00-18:00.

Lajme

13/12/2015 07:58

 

“Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen nga sistemi i fabrikës së Badocit, janë vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike nga kontraktorët, që ndërlidhen me fazën e dytë të investimeve (ndërrimi i rrjetit primar, sekondar dhe terciar të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit, riparimi i flokulatorëve dhe rehabilitimi i fabrikës së Badocit në tërësi etj)”, thuhet në një komunikatë për media.

Sipas komunikatës një gjë e tillë nuk vlen për konsumatorët e KUR ”Prishtina” , të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit në Albanik/ Batllavë.