Qytetarët nuk ia kanë idenë ç’është “Eurovisioni”, propozojnë Albin Kurtin (Video)

Rubrika VoxPop kësaj jave kishte për qëllim të merrte mendimet e qytetarëve rreth asaj se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën në Eurovision.

ShowBiz

21/05/2017 13:44

Meqenëse është folur se nga viti i ardhshëm ka mundësi që edhe shteti ynë t’i bashkohet këtij festivali, ne pyetëm qytetarët se kush është këngëtari ideal për të na përfaqësuar.

Përgjigjet e tyre ishin nga më të ndryshmet, por kishte edhe të atilla që zbulonin se qytetarët nuk ia kanë idenë fare për këtë festival, pasi propozuan politikanë dhe parti politike, por mund të ishte edhe ‘shaka’ e tyre duke u bërë kinse nuk dijnë fare për festivalin.

Ndiqeni videon e mëposhtme dhe kuptoni përgjigjet më interesante të qytetarëve lidhur me Eurovisionin. /Lajmi.net/

YouTube player