Qytetarët në Kubë të lumtur për vizitën e presidentit amerikan

Qindra qytetarë në rrugët e Havanës, duke brohoritur me flamuj amerikanë në duar, kanë mirëpritur presidentin e ShBA-ve, Barack Obama, gjatë vizitës së tij historike në Kubë, me të cilën ka hapur një kapitull të ri në mardhëniet mes dy shteteve.

Bota

21/03/2016 23:11

 

Grupe njerëzish qëndruan për orë të tëra në rrugë, në lokale dhe ballkone të shtëpive, për të parë sa më afër presidentin Obama, por pa mundur t’i afrohen shumë për shkak të masave të rrepta të sigurisë.

Turma brohoriste: “Rroftë Obama, rroftë Fidel” teksa presidenti nisej për një darkë bashkë me familjen e tij.

Një grua ka treguar se e ka parë nga afër Obamën derisa po hynte në makinë.

“Ishte shumë emocionuese, shumë. E pashë nga afër teksa hipte në makinë me gruan e tij. Të gjithë ne kubanezët jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që ai është këtu. Shpresoj që kjo të jetë një gjë e mirë për të gjithë” ka treguar ajo.

“E gjitha kjo është shumë e bukur. Doja ta shihja presidentin më nga afër” ka thënë një tjetër banore.

Presidenti shoqërohet në këtë udhëtim historik nga zonja e parë, Michele Obama, nëna e tij dhe dy va jzat, Sasha dhe Malia.

Familja Obama ka darkuar sot në restorantin “San Cristobal”.