Qytetarët janë kundër Asociacionit

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të formohej fare nëse do të pyetej vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Lajme

23/06/2016 18:35

Këtë e dëshmon edhe publikimi i kompanisë “Index Kosova” gjatë një anketimi të bërë më qytetarë.

Sipas këtij sondazhi, del që 48 e për qind e të anketuar janë kategorisht kundër këtij asociacioni dhe 30 janë që ai të formohet vetëm duke respektuar kushtetutën e dhe ligjet e Kosovës.

“Të anketuarit janë pyetur në lidhje me formimin e pritur të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me ç’rast 48% kanë deklaruar se Asociacioni nuk duhet të formohet fare, 30% kanë thënë se Asociacioni duhet të formohet në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe 22% nuk ditur si të përgjigjen në këtë pyetje”, thuhet në njoftimin për media të IndexKosovës.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se hulumtimi është bërë vetëm me qytetarë shqiptarë të Kosovës. për përpilimin e tij janë marr 1,020 të anketuar, qytetarë të Kosovës në qershor të vitit 2016. Metoda e mbledhjes së të dhënave ishte intervista ballë-për-ballë në shtëpi të të anketuarve./lajmi.net