Qytetarët i kërkojnë Ahemtit ta thotë të vërtetë për fotografitë në jaht (Foto)

Shpend Ahmeti e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook që gjatë dy ditëve të fundit të arsyetohet për fotografitë që u shfaqën në media, ku ai shihet në një jaht në Budvë.

Lajme

27/03/2017 14:11

Kryetari i Prishtinës, ka reaguar edhe sot në facebook ku ka thënë se i ka pritur këto sulme pasi është vit i zgjedhjeve, transmeton lajmi.net

Por në statuset e Ahmetit në facebook, komentuesit kanë kërkuar nga ai që ta pranojë ose ta demantojë këtë lajm i cili po qarkullon nëpër media.

“Mire u kan me dal ose me pranu ose me demantu lajmin”, i ka thënë një komentues Ahmetit, i cili i është kundërpërgjigjur duke shkruar: “Sa here?”

Përkundër që ka reaguar disa herë, Shpend Ahmeti në asnjë postim nuk ka thënë qartasi se a janë apo jo të vërteta fotografitë, apo i kujt ishte jahti. /Lajmi.net/